Top Tag

Ajo është e bukur, me stil dhe pamja e saj nuk tregon për moshën që ka në të vërtetë.
Bëhet fjalë për aktoren e njohur, Jessica Alba, e cila muajin e kaluar festoi 40-vjetorin e lindjes. Së fundmi, në një intervistë për Jimmy Fallon në “The Tonight Show”, bukuroshja u shpreh se 40 vjetori është një përvojë e çuditshme.
“Të mbushësh 40 vjeç është kaq e çuditshme sepse ajo moshë thjesht të bën të ndihesh agresive”.
Artistja së fundmi ka treguar detaje nga jeta e saj që askush nuk i dinte. Këto detaje bukuroshja i ka treguar në kopertinën e revistës “Romper”.
Në vitin 2008, ajo u bë nënë për herë të parë dhe pikërisht mëmësia e shtyu Jessica-n të hiqte dorë nga aktrimi. Kjo për t’iu përkushtuar më shumë fëmijëve e familjes së saj, pasi kjo ishte gjëja që e bënte të ndihej më mirë dhe e lumtur.
Jessica Alba gjithashtu zbuloi se ka një marrëdhënie shumë të hapur me vogëlushet e saj dhe e gjitha kjo vetëm falë terapisë. Rikujtojmë, se aktorja është mama e tre fëmijëve, Honor, Haven dhe Hayes. Së fundmi, Jessica ka nisur të angazhohet sërish me aktrim, por fokusi i saj më i madh vazhdojnë të mbeten bizneset dhe familja e saj.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Reflektimet#JessicaAlbaHabi#TopChannel

You may also like

©2024 Rich TMX™ Entertainment