Top Tag

Këngëtarja dhe nënë e dy djemve, Britney Spears duket se më në fund ka arritur të gjej paqen e kërkuar. Ajo edhe pse është tërhequr nga muzika, fancat e saj janë gjithmonë kurioz të dinë se cfarë ndodh me jetën e saj. këngëtarja ka dy djem adoleshent Jayden dhe Sean Preston, njëri 14 vjeç deh tjetri 15. Briney është përpjekur vazhdimisht që ata t’i mbajë larg botës mediatike, kjo edhe për shkak të eksperiencave të saj të hidhura.

Së fundmi këngëtarja ka publikuar në Instagram një foto me dy djemtë e saj, të cilët nuk duken shumë qartë për shkak të maskave që mbajnë në fytyrë.“Sa shpejt fluturon koha. Djemtë e mi janë të rritur tashmë. Jam shumë krenare për ta sepse janë të sjellshëm dhe zotërinj të vërtetë. Diçka mesa duket e kam bërë siç duhet”, ka shkruar Britney gjithë krenari përkrah fotos me ata të dy.Këngëtarja nihet për jetën e trazuar dhe dinamike pasi ra nga maja e klasifikimeve muzikore në vitin 2007 dhe kudo flitej për faktin se ajo vuante nga çrregullime mendore.Britney Spears u martua në vitin 2005 me balerinin Kevin Federlain, me të cilën ajo lindi djemtë Shon Preston dhe Xhejden Xhejms. Megjithatë, fundi i martesës ishte traumatik për ata të dy. Mes tyre pati një betejë të egër ligjore për kujdestarinë e fëmijëve, e cila në fund u fitua nga Federlain.Pikërisht pas atij divorci, Britni nisi të bëjë një jetë të shthurur, duke marrë pjesë në festa të cthurura në orët e vona të natës.Ajo nisi të konsumonte shpesh edhe lëndë narkotike, por mesa duket kjo tashmë i përket të shkuarës.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BritneySpears#TopChannel

You may also like

©2024 Rich TMX™ Entertainment